Basha: U rrit papunësia - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka shfrytëzuar një takim me të rinjtë e qytetit të Kukësit për të akuzuar sërish aleatët Rama e Meta se kanë dështuar me punësimin e rinisë.?Ata merren ditë për ditë me opozitën sepse nuk kanë çfarë të thonë. Sepse premtuan 300 mijë vende pune dhe nuk hapën asnjë vend pune, sepse premtuan shëndetësi falas dhe e kanë katandisur ne ditën e saj më të zezë. Ne u ofruam mundësinë në parlament, duke ofruar amendamentet tona për heqjen e taksave, për uljen e taksave për bizneset që të krijonin më shumë vende pune, nuk i pranuan, i shkelën, i hodhën poshtë. Ai nuk ka ofertë, ai nuk ka zgjidhje sepse për të punësimi juaj nuk është prioritet. Ka dy vjet që e ka provuar. Për mua, punësimi i shqiptarëve, punësimi i të rinjve është prioriteti numër një?.Kreu i demokratëve ka përsëritur premtimet per uljen taksave, të çmimit te energjisë dhe faljen e kamatëvonesave.?Me votën për Partinë Demokratike, në 21 qershor ju do të votoni për alternativën tonë, për uljen me 25 % të çmimit të energjisë dhe faljen e gjithë kamatë-vonesave anembanë Shqipërisë, për të mbajtur hapur të gjitha universitetet publike dhe filialet e tyre nga Kukësi, Peshkopia e kudo ne Shqipëri dhe për të ulur tarifat studentore në nivelin e mëparshëm. ?Me taksat e rritura shkaktuan krizë ekonomike, eksod për shqiptarët, varfëri për shqiptarët, papunësi për shqiptarët, çmime të larta për shqiptarët, për vete kridhen në lukse të papara. Ne së bashku do të hapim rrugën e taksave të ulëta, më të ultat në Ballkan dhe rikthimin e taksës së sheshtë në të gjitha nivelet?.Ndërkohë Kandidati për kryetar i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu nuk i kurseu akuzat për rivalin e tij në këtë garë ish demokratin Hasan Halili, duke thënë se ai punon vetëm për interesat personale.

Share This Video


Download

  
Report form