Ulet papunësia në vitin 2015 - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë pas tre vitesh, ku shifrat e numrit të papunëve në Shqipëri vetëm po shtoheshin, tre muajt e parë të 2015-ës kanë ndalur jo vetëm shtimin e papunësisë, por punësimi ka njohur për herë të parë rritje. Sipas të dhënave që ka publikuar INSTAT në anketën tremujore të forcave të punës, nga 18.6% që ishte shkalla e papunësisë një vit më parë, në këtë tremujor të parë ajo shënoi shifrën 17.3%. Gjithsej në Shqipëri, numri i personave të cilët kërkojnë një punë është 217 mijë e 600. Sektorët të cilët kanë patur rritje të numrit të të punësuarve janë ndërtimi, dega e shërbimeve, industria përpunuese dhe bujqësia. Ajo që për INSTAT është më shqetësuesja në këtë anketë është përqindja e lartë që vijon të zërë papunësia tek të rinjtë, ku 34% e moshës 15 deri në 29 vjeç rezulton në kërkim të një pune. Me anë të kësaj ankete Shqipëria renditet njësoj me vendet e tjera të rajonit sa i përket nivelit të papunësisë, madje i ka shifrat më optimiste, kjo për shkak se metoda e llogaritjes i konsideron si të vetë punësuar personat që kanë në përdorim një tokë bujqësore. Në këtë anketë numri i të punësuarve në bujqësi rezulton të jetë 41%.

Share This Video


Download

  
Report form