Duhani rrit numrin e vdekjeve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-31

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ne katër vdekje qe ndodhin nga problemet e zemrës dhe tumoret kane shkaktar duhanin. Ne vendin tone 48% e meshkujve janë duhanpirës, ndërsa vitet e fundit është rritur numri i femrave qe mbajnë rregullisht pakete. 10% e femrave te moshës mbi 15 vjeç pijen rregullisht duhan. Ne ditën Botërore, ministria e shendetesise propozon ashpërsimin dhe përshtatjen e ligjit ku pjese e sanksioneve do te jene cigaret elektrike dhe shishabar te njohur ndryshe nargjiletë.



Per te stimuluar reduktimin e duhanpirjes, qeveria rriti akcizën e duhanit 117 leke. Ndërsa se shpejti ne paketat e cigareve, ashtu si ne vendet e tjera, do te vendosen fotografi qe tregojnë demet reale qe ka shkaktuar duhani. Ligji kundër duhanit është miratuar ne vitin 2006.



Ndryshe nga vendet e tjera, ne Shqipëri masat janë me drastike. Ambientet e brendshme te bareve, restoranteve  nuk jane te ndara per ata qe pijen ose jo duhan. Duhani mund te konsumohet pa problem vetëm ne ambientet e jashtme.

Share This Video


Download

  
Report form