Ahmetaj premton restaurimin e Unazës Gjirokastër - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumë shpejt unaza e re në qytetin e unaza s do t?i nënshtrohet një restaurimi të plotë. Ka qenë ky premtimi i bërë nga Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj ngjatë një takimi me Pronarët e subjekteve tregtare që ushtrojnë aktivitetin në zonën muzeale të Gjirokastrës.?Ndjesia fantastike që morëm sot nga bizneset e Gjirokastrës është se në këto dy muaj është rritur fuqia blerëse, është rritur xhiro dhe festivali Gjirokastrës gjithashtu ka qenë një atraksion turistik qoftë për turistë të huaj, qoftë vendas. Projektet që kemi për Gjirokastrën kanë për qëllim kryesor zhvillimin ekonomik në turizëm, të këtij qyteti i cili është i rrallë, përfaqëson vlera unike tradicionale. Projekti i parë në qendrën e vjetër të qytetit është rregullimi i gjithë fasadave, kthimi i shkëlqimit të gurit dhe ngjyrës së bardhë, është projekti i rregullimit të çative gri, ashtu siç i përshkruan Kadare në ?Kronikë në gur? dhe ashtu siç është në sytë e çdo shqiptari madhështia e qytetit dhe siç thonë dhe të gjithë qytetarët, kthimi i qendrës së vjetër të qytetit ne një pedonale; projekti e kthen qytetin në një qendër biznesi po ashtu, dhe në një qendër turistike. Projekti urban i unazës së re të qytetit që devijon trafikun dhe çliron qendrën, është i domosdoshëm, e kemi filluar dhe jemi të bindur që në dy vitet që vijnë, bërja e unazës do t?i kthejë qytetit pastërtinë dhe madhështinë e dikurshme. Unë jam i bindur që projekti i Zamira Ramit, jo vetëm që do të jetë projekti fitues për Gjirokastrën në këto zgjedhje, por është një projekt fitues për qytetarin. Është një projekt që ka në qendër qytetarin, kthimin e madhështisë së dikurshme të qytetit, kthimin në një destinacion turizmi por edhe integrimin e të gjithë zonave agro-bujqësore në funksion të turizmit, qoftë kulturor apo kulinar, i cili, në informacionin që marrim, është duke u kthyer gjithashtu në një atraksion turistik për vendas dhe të huaj.?Në këtë takim ministri Ahmetaj shoqërohej nga kandidatja e mazhorancës për bashkinë e Gjirokastrës, Zamira Rami me të cilën zhvilluan një sërë takimesh me sipërmarrës të zonës ku u diskutuan problematikat me të cilat ata përballen.

Share This Video


Download

  
Report form