Ndërtimi i Unazës së Madhe - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-01-05

Views 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Segmenti i Unazës se Madhe te Tiranës nga Shkolla Teknologjike deri te Komuna e Parisit, duket se do te jete gati ne fund te këtij viti. Qeveria ka akorduar 4 milion dollarë për realizmin e tij, por duket se nevoja për fonde ne këtë segment, janë edhe me te mëdha. Ministri i Transportit dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj, kane inspektuar punimet ne qe sipas tyre, kane probleme serioze për shkak te shpronësimeve. Duke folur për transportin rrugor si dhe kushtet atmosferike qe kane vështirësuar qarkullimin ne disa zona, kreu i bashkisë Veliaj, paralajmëroi se dita e mërkure, do te jete edhe me e vështirë, ndaj janë ne gatishmëri rreth 800 punëtore. Rreziku i mundshëm i reshjeve te dendura është ai përmbytjeve, ndaj Veliaj i beri thirrje qytetareve te Tiranës te qëndrojnë larg lumit, ndërsa tha se janë marre masat për te evituar sa te munden, efektet nga reshjet.

Share This Video


Download

  
Report form