http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish apel banorëve të Unazës së Re që të reflektojnë për të zgjidhur ngërçin e krijuar.Në një postim në ?Facebook?, Rama teksa ka përshëndetur ndjekësit e tij për një ditë të mbarë, ka publikuar pajmet e prishjes së një banese në zonën e Unazës së Re.Rama shprehet se qytetari Ukë Çelkolaj zgjodhi të reflektonte duke dhënë një shembull kuptimplotë për të gjithë bashkëqytetarët e komunitetit të Unazës së Re.?MIRËMËNGJES dhe me këtë reflektim qytetar të Ukë Çelkolajt, i cili zgjodhi të kontribuojë për zgjidhjen e ngërçit të sajuar artificialisht tek Unaza e Re, duke dhënë një shembull kuptimplotë për të gjithë bashkëqytetarët e atij komuniteti, ju uroj një ditë të qetë?