Tahiri: Kërkesa e Erdogan ishte politike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kërkese politike qe mori përgjigjen e duhur nga instancat përkatëse. Kështu e ka cilësuar Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri kërkesën e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për mbylljen e shkollave te lëvizjes Gylen.Saimir Tahiri:Është me shume kërkese politike qe ka marre përgjigjen e duhur nga instancat përkatëse, sesa kërkese qe ka te beje me sigurinë. Sepse sa i takon kërkesës sonë te përbashkët ne luftën kundër terrorizmit agjencitë ligjzbatuese dhe partneret tanë, te gjithë bashke kemi zgjedhur mënyrën e hartimit te përbashkët te katalogut te riskut dhe te rreziqeve ne secilin vend ne rajon dhe ne nivel global.Këtë deklarate Ministri i Brendshëm e beri ne nje dalje për mediat, ku njoftoi mbajtjen e takimit rajonal ne Tirane, i cili ka si teme luftën kundër terrorizmit. Gjithashtu Ministri i Brendshëm komentoi edhe raportin e byrosë se sigurisë pranë Departamentit Amerikan, ku tha se janë njohur disa arritje te vendit tone kryesisht ne luftën kundër terrorizmit. Ministri i Brendshëm u shpreh se nuk ka ende nje informacion zyrtar per nje shqiptar te vrare ne Irak nga luftëtaret e ISIS.

Share This Video


Download

  
Report form