http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtësia shqiptare kërkon që për të njëjtën akuzë ate vrasjes me paramendim, për te cilën deputeti Mark Frroku po gjykohet ne apel në Belgjikë të procedohet në Shqipëri. Kjo thanë burime pranë Prokurorisë bëhet për shkak se nuk përjashtohet mundësia që autoritetet shqiptare të kërkojë aktet e dosjes nga Brukseli, metodë e njohur ndryshe si transferim procedimi. Por nëse në Mbretërinë e Belgjikës deputeti rrezikon pak vite heqje lirie në Shqipëri procedimi i nisur një ditë më parë parashikon burgim deri në 25 vjet. Sipas shkresave të mbërritura Mark Frroku rezulton i dënuar me 10 vite heqje lirie në shkallën e parë në Belgjikë ndërkohë që sipas ligjit shqiptar penal vrasja me paramendim dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë gjer në njëzet e pesë vjet. Ende nuk dihet se si do të procedohet më tej por e vetmja manovër e prokurorisë shqiptare është ajo e tërheqjes së akteve të dosjes e cila pritet të nisë në gjykatën e apelit në Belgjikë në muajin tetor. Në mars të vitit 1999, 4 persona vranë me thikë shtetasin Aleksandër Kurti si pasojë e përplasjeve së grupeve që merren me prostitucionin në Bruksel. Për këtë ngjarje, autoritetet belge akuzojnë edhe deputetin Frroku i cili njihej me emrin Besnik Morina.