http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptaret po heqin dore nga tendenca per te patur nje shtëpi te dyte banimi ne zonat turistike. Kriza ekonomike ka ndryshuar edhe mentalitetin e shpenzimit te parave. Mentor Laha edhe pse i ka mundësitë financiare thotë se kostoja e blerjes se një apartamenti, mobilimi si dhe mirëmbajtja janë një shpenzim jo me leverdi për te. Deri ne vitin 2007 shitja e banesave ne zonat bregdetare, ka qene e kënaqshme, por me pas pati një bllokim te këtij tregu, qe për vite te tera, nuk po njeh rigjallërim. Sipas ndërtuesve, nuk është vetëm kriza ekonomike, qe step qytetaret te bëjnë blerje te tilla, por kur ne këto apartamente mungojnë uji, dritat apo kalnalizimet atëherë interesi i qytetareve është i ulet. Qytetaret nuk janë joshur as nga ofertat e ndërtuesve, qe ne disa raste kane ofruar edhe okazione. Sipas agjenteve imobiliare, tregu është i mbushur me oferta ndaj dhe çmimet kane pësuar nje rënie qe shkon deri ne 30 % ne varësi edhe te zonës. Agjentet shkojnë edhe me tej kur thonë, se përkeqësimi i kushteve te infrastrukturës, ka detyruar qe shume prej banoreve te ndjerin ne shitje banesat e blera ne vite. Ne këto kushte është qeveria ajo qe duhet ti japë vlere zonave te tilla, përmes investimeve.