Kumanovë, “lagjia e trimave” e shkatërruar - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtëpi të shkatërruara, gëzoja plumbash dhe makina të djegura. Kjo është panorama që të ofron zona e njohur si ?Lagja e Trimave?, në Kumanovë, pas operacionit dy ditor të njësive speciale me qëllim neutralizimin e një grupi të pretenduar si terrorist nga Shkupi zyrtar. Shqiptarët, që përbëjnë 25% të banoreve të Kumanovës, janë kthyer sërish pranë banesave tashmë të shkatërruara. Ata thonë se nuk kanë patur djeni për grupe terroriste.?Nuk ka patur terroriste këtu. Se kam idenë se kush mund të ketë qenë. Kur ndodhi sulmi ne ishim në gjumë, dëgjuam të shtëna dhe vrapuam për në bodrum, ku ndenjëm për një kohë të gjatë? - ka thënë nje banor i Kumanovës.Por edhe pse Ministria e Brendshme e Maqedonisë ka patur kohë të mjaftueshme për të dhënë një bilanc të saktë të viktimave, deri më tani e sigurt është se janë 8 viktima nga radhët e uniformave blu, 37 policë të plagosur dhe 30 të arrestuar. Ndërkohë është publikuar lista e personave te arrestuar lidhur me përleshjet e armatosura Lagjen e Trimave. Për disa prej tyre, Prokuroria publike dha masën e sigurimit 30 dite burg. Ata thonë se kanë gjetur edhe 14 trupa, që pretendohet se janë nga radhët e grupit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Por mediat shkruajnë se mes viktimave, një pjesë e konsiderueshme janë civile. Operacioni i ndjesive speciale ne Maqedoni nisin te shtunën ne orën 05:00 te mëngjesit. Forca te shumta speciale, të mbështetur edhe nga helikopterë e autoblinda, sulmuan disa shtëpi në lagjen e trimave. Në pak minuta zona i ngjau një fushë beteje ku dëgjoheshin breshëri të pandërprera armësh, shpërthime e flakë. Kjo situatë terrori vijoi për orë të tëra. Qindra banorë, të kapur në befasi nga përleshjet me armë, u fshehën në bodrumet e shtëpive. Luftimet ndalen për te evakuuar banoret dhe vijuan serish ne mbrëmje, madje edhe duke u gdhirë e diela. Prej ditësh, Shkupi zyrtar ka ngritur hipotezën se ne Maqedoni qarkullojnë grupe te armatosura, kryesisht në zonat me shumicë shqiptare. Por deri më tani, nuk ka ende prova të plota që të faktojnë dyshimet e qeverisë Gruevski për grupe të ashtuquajtura terroriste.

Share This Video


Download

  
Report form