Apeli i Hahn: Ruani qetësinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përshkallëzimi i situatës ne Maqedoni ka shqetësuar ndërkombëtaret qe shtojnë apelet per qetësimin e situatës. Zhvillimet dramatike ne Kumanove u pasuan nga nje deklarate e Komisionerit per Zgjerimin ne BE, Johannes Hahn, ku behej thirrje per përmbajtje maksimale te te gjithë aktoreve ne vend. Hahn këshillon qe udhëheqësit politike te bashkëpunojnë per rivendosjen e qetësisë dhe hetimin e plote, transparent dhe ne mënyre objektive te ngjarjeve te orëve te fundit. Komisioni Europian kerkon shmangien e përshkallëzimeve te mëtejshme ne interes te stabilitetit te vendit. Reagimet vijojnë edhe nga Kosova, ku pas presidentes Jahjaga dhe kreut te Kuvendit Veseli, partite politike shprehin shqetësimin e thelle per gjendjen dhe kërkojnë qe kiriza politike te mos përdoret ne dem te shqiptareve. Zhvillimet ne Kumanove po përcillen me shqetësime dhe nga mediat ne Beograd. Gazeta Blic publikoi nje shkrim ku ilustrohet ajo qe shifet si frika serbe per Shqipërinë e Madhe. Ndersa mediat ndërkombëtare flasin per situate te tensionuar qe rrezikon te destabilizoje vendin. Ne gjendjen kaotike qe mbizotëron ne vend, Ilja Nikolovki, gjeneral në pension u beri nje analize per situatën ne nje televizion, por fjala e tij u ndërpre pasi deklarpi se qeverise situata i doli nga kontrolli dhe se shqiptaret ne Kosove e Maqedoni nuk kane interes te bëjnë lufte.

Share This Video


Download

  
Report form