Apeli lë në burg protestuesit e 16 shkurtit para kryeministrisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-03-15

Views 1

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Apelit Tiranë la në arrest me burg ish kreun e policisë bashkiake Florenc Hoxchën, si dhe 4 persona të tjerë, të arrestuar për protestën e dhunshme të opozitës, më 16 shkurt para kryeministrisë.Pas vendimin të shkallës së parë, avokatët e tyre mbrojtës, apeluan vendimin duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë.Por anikimimi i avokatëve nuk u pranua nga gjykata, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.Mospranimi i kërkesës u bë me argumentin se ankimimi nuk është bërë sipas procedurave ligjore, pasi të pandehurit nuk kanë e kanë firmosur atë.Nga kafazi i xhamtë të arrestuarit bënë thirrje për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama dhe se në 16 mars do i bashkohen protestës së opozitës, duke thyer dyert e burgut.Të pranishëm në seancë ishin edhe familjarë të të arrestuarve, ndërsa prokuroria tha se vendimi i shkallës së parë ishte i padrejtë, pasi liroi nga qelia personat që kryen akte dhune.Ndërkohë, këtë të martë gjykata e Fierit liroi nga qelia duke caktuar detyrim paraqitje për 4 personat e arrestuar pak ditë më parë, lidhur me protestën e organizuar prej tyre, gjatë vizitës së kryeministrit Rama.Masa për 19 protestuesit:Florenc Hoxha - Arrest me BurgEmanuel Nallbani - Arrest ShtepieNaim Haxhiu - Arrest ShtepieAndon Gjini - Arrest ShtepieResul Daci - Arrest ShtepieSuzana Dimushi - Detyrim ParaqitjejeDavid Linadi - Arrest ShtepieIlir Hamedani - Arrest me BurgFestim Taku - Arrest ShtepieSaimir Rexhepi - Arrest me BurgMitat Fieraku - Detyrim ParaqitjejeLefter Jakupi - Detyrim ParaqitjejePellumb Shelna - Detyrim ParaqitjejeVelion Dine - Arrest ShtëpieNdue Tuci - Arrest ShtëpieShpresa Lini - Detyrim ParaqitjejeAgim Peposhi - Arrest me BurgFerit Dankshi - Arrest me BurgHasan Jakupi - Detyrim Paraqitjeje

Share This Video


Download

  
Report form