http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Tiranës ka dhënë masën arrest me burg për tre banorët e Astirit të arrestuar pak ditë më parë.Ilir Katiraj, Gramoz Shehu dhe Skënder Doda akuzohen për veprat penale prishje e rendit public, pengim I qarkullimit të mjeteve të transportit si dhe organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme.Por vendimi I gjykatës nuk është mirëpritur nga avokati i të pandehurve, I cili e cilësoi atë si politik. Nga ana tjetër edhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, që mori pjesë në seancën gjyqësore, hodhi akuza se po mohohet e drejta për të protestuar.?Kjo është protestë qytetare, jo protestë e PD. Do të tërhiqemi për vendim sesi do të reagojmë ndaj këtij pushtuesi dhe krimineli. Ndërkombëtarët të mbajnë qëndrim. Po mohohet e drejta për të protestuar. Këta janë qytetarë, nuk janë politikanë.?Para gjykatës ishin mbledhur dhjetëra banorë të Astirit në mbështetje të tyre.