Arrestohet 27-vjeçari Suel Lico - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas incidentit ne mitingun e Partisë Demokratike në qytetin e Ersekës, polica ka arrestuar 27-vjeçarin, Suel Lico. Në momentin e incidentit, Lico ndodhej në një lokal pranë vendit ku Partia Demokratike po zhvillonte takimin, në gjendje të rënduar psikologjike, ai ka kapur një karrige të cilën e ka hedhur. Si pasoje e këtij veprimi, ka mbetur i plagosur 70-vjeçari Fuat Mydini, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Ersekës, nga ku ka marrë ndihmën mjekësore. I pyetur në lidhje me incidentit, 70-vjeçari tregon se në momentin e aksidentit, ndodhej pranë kreut të PD-se Lulzim Basha. Kandidati i mazhorances per Ersekën, Arben Malo, tregon se ky ka qenë një veprim emocional. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Partisë Demokratikë e cila ka akuzuar si shkaktare te ngjarjes dyshen Rama-Meta.

Share This Video


Download

  
Report form