http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Himarës ka vënë në pranga autorin që qëlloi në ajër me armë zjarri, Emiljano Nina 23 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur ne një lokal nate ne Dhërmi.
Sipas policisë mësohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta me një tjetër shtetas ku për pasojë Nina ka shtënë 4 herë me armë zjarri në ajër, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Në kuadër të veprimeve të kryera nga policia është bërë e mundur gjetja edhe sekuestrimi armës së zjarrit pistoletë me dy fishekë.