http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse nuk përmend me emër e mbiemër, Lulzim Bashën, Erion Veliaj do e ndjekë në projektin e nisur për zgjatimit e bulevardit Zogu I, nëse do konfirmohet kryebashkiak. Por kandidati i mazhorancës tha se projekti do të ketë ndryshime sa i takon intensitetit të ndërtimeve. Por, Veliaj vijoi me sulmet ndaj kryebashkiakut aktual Basha. Dhe për të bërë transparencën e 4 viteve të fundit, paralajmëroi audit në Bashki. Deklaratën e bëri në takimin me biznesmenët, ku Veliaj iu rikthye kostumit dhe kravatës, ndryshe nga herët e tjera ku shfaqej me mëngët përveshur. Biznesmenëve u premtoi ngritjen e Këshillit Ekonomik të Tiranës, i cili do marrë mendimet e investitorëve për projektet.