5 maji bashkon Dakon e Dumën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy rivalet per Bashkinë e Durrësit, janë bere bashke ne ditën e dëshmoreve. Gjatë ceremonisë ne nderim te te rënëve te luftës ne Durrës, Grida Duma dhe Vangjush Dako kane shtrënguar madje edhe duart me njeri-tjetrin.Në qytetin e Fierit, mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në këtë përkujtimore. Të pranishëm në këto homazhe, ishin kryetari i bashkisë, Baftjar Zeqo, drejtues të tjerë të pushtit vendorë, si dhe dy kandidatët për kryetar bashkie, Majlida Bufi dhe Armando Subashi.Ne Elbasan, familjarët e dëshmorëve, veteranë, qytetarë dhe politikanë, morën pjesë në homazhe dhe vendosën kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve.Ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka zgjedhur Beratin për të nderuar dëshmorët. Gjatë ceremonisë, Naço tha se duhet të jemi të bashkuar për të bërë reforma, pasi klasa politike ka ende shumë për të bërë dhe se drejtësia ende lë shumë për të dëshiruar.Në një kohë që në Tiranë dhe në të gjithë vendin vëmendja i është kushtuar homazheve për Dëshmorët me rastin e 5 majit, në shumë qytete, askush nuk ka vënë re dëmtimin e varrezave dhe lapidareve. Në qytetin e Krujës dhe të Elbasanit, ajo që bie në sy janë dëmtimet e shumë te varreve të dëshmorëve si dhe mungesa e ndërhyrjes për t?i riparuar ose mirëmbajtur.

Share This Video


Download

  
Report form