“Arbnori” bashkon PD e PS - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-07-19

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht përplasjeve e akuzave te ndërsjella mazhoranca e opozita janë bere bashke ne përurimin e bustit të ish-kryeparlamentarit Pjetër Arbnori.



Të djathtët ishin të gjithë atje. Edhe ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, por që shmangu takimin qoftë edhe formal me kreun aktual të PD-së Lulzim Basha.



E nëse për pak minuta, për hir të ceremonisë palët kaluan moment paqeje, në seancën plenare përballja politike u rizgjua menjëherë. Konflikti politik beri që as në seancën e parafundit të këtij sesioni parlamentar të mos votohej projektligji për statusin e gjykatësve dhe prokurorëve. Opozita kërkoi si kusht rivotimin e ligjit për ndërtimin e teatrit.



E pas qëndrimit, opozita u largua. Ndërkohë që socialisti Taulant Balla, në pamundësi të votimit të ligjit për magjistraturën, por edhe të ndryshimeve në Kodin Rrugor, për shkak të nevojës së votave të opozitës, kërkoi shtyrjen.



Të hënën e ardhshme është mundësia e fundit që Parlamenti të votojë ligjin për magjistraturën, në mënyrë që të plotësohen vendet e lëna bosh në sistemin e drejtësisë, pas shkarkimit të gjykatësve dhe prokurorëve nga vetingu.

Share This Video


Download

  
Report form