http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Fierit ka kërkuar dënim me 2 vjet e 6 muaj burg, për Kryebashkiakun e Fierit, Baftjar Zeqaj. Ky i fundit, akuzohet për veprën penale ?shpërdorim detyre? në bashkëpunim, ne lidhje me dhënien në mënyrë abuzive të banesave sociale. Bashkë me Kryetarin e Bashkisë, Prokuroria ka kërkuar dënimin me të njëjtën masë edhe për gjashtë të pandehur të tjerë, anëtarë të komisionit të strehimit dhe drejtoreshën juridike të bashkisë, Mimoza Kollçinaku. Kjo e fundit akuzohet për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve dhe Prokuroria ka kërkuar 4 vite burgim ose vendosjen e saj në ?Shërbimin e provës? për 3 vite, me kushtin që të mos kryej vepër tjetër penale.Tashmë i mbetet gjykatës së Fierit të vendose nese do te dërgoje ne burg kreun e bashkisë Baftjar Zeqaj e gjashtë të pandehurit e tjerë ose t?i shpallë ata të pafajshëm. Seanca e radhës do te jete më 18 maj ku do te dëgjohen pretendimet e palës mbrojtëse