http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Krimeve te Renda i ka kërkuar zyrtarisht deputetit Tom DOshi te paraqitet për te dëshmuar lidhur me atentatin e pretenduar prej tij. Një dite pasi u urdhërua nisja e hetimeve nga kreu i organit qendror te akuzës Adriatik Lllalla, prokuroret e krimeve te renda kane filluar te lëvizin. Çështja e hetimit mbi deklaratat e bëra nga Tom Doshi pas përjashtimit nga grupi parlamentar socialist i është besuar prokurorit Përparim Kulluri. Ende nuk dihet se kur Doshi do te vendose te shkoje per te dhënë shpjegimet e tij. Ndërkohë 36 vjeçari nga Fushe Kruja vazhdon te merret ne pyetje. Mësohet se deri tani Durim Bami ka dhënë deklarime kontradiktore çka ka bere qe te lindin dyshime ne vërtetësinë e tyre. Bami u ndalua nga policia ne piken doganore te Hanit te Hotit teksa përpiqej te largohej ne drejtim te Malit te Zi. Ai u soll me urgjence ne Tirane nen masa te rrepta sigurie. Durim Bami është persona me precedentë te mëparshëm penale. Sipas deklaratave te deputetit te Shkodrës Tom Doshi 36 vjecari kishte marre porosi për vrasjen e tij dhe deputetit tjeter Mehil Fufi por qe me pas ishte penduar.