Zonat e lira teknologjike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Brenda këtij viti qeveria do të nxjerrë në shitje tre zonat e përcaktuara për tu zhvilluar industrialist: Spitallën, Koplikun dhe Vlorën. Në një intervistë për Vizion Plus, Etien Xhafaj, shef i kabinetit në Ministrinë e Ekonomisë thotë se janë zgjedhur pikërisht këto vende pasi kanë infrastrukturën e tillë që janë në afërsi me portet dhe se më parë kanë qenë zona që përdoreshin për qëllime teknologjike dhe kanë pronësi 100% shtetërore. Kompanitë të cilat do të përzgjidhen duhet që fillimisht të kenë si kusht natyrën e investimit e cila do të jetë teknologji ose industri dhe po ashtu edhe numrin e punonjësve që do të marrin. Pritshmërinë e qeverisë janë që brenda 5 viteve të hapen 150 mijë vende të reja pune vetëm në këto zona. Deri tani kanë shprehur interes kompani me emër të cilat operojnë në fushën e pjesëve të prodhimit për automjete dhe elektroshtëpiake. Lehtësitë që ofrohen në këto zona janë ulja e tatimit të fitimit në 7.5%, përjashtimi nga TVSH dhe ngritja e një njësie të vetme, e cila do të merret me liçensimin dhe dhënien e lejeve për ndërtim e zhvillim në mënyrë që të eliminohen burokracitë.

Share This Video


Download

  
Report form