http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga viti 2007, kohë kur u miratua ligji e deri më sot, në Shqipëri numërohen 9 zona të lira ekonomike. Ato janë hapësira toke të cilat kanë lehtësira fiskale për të investuar. Por sa prej tyre funksionojnë? Qeveria Rama i rikthehet kësaj nisme e cila diskutohet prej më shumë se 20 vitesh. Brenda datës 30 maj, do të dërgohet për miratim në qeveri drafti për rikonceptimin e zonave të lira ekonomike. E para do të jetë në Durrës, 12 km larg portit në Spitall. Por se sa do të funksionoje kësaj radhe ky projekt, garancinë e jep ministri Arben Ahmetaj gjatë një takimi me biznese fason. Për të lehtësuar aktivitetin ekonomik në vend, një sërë biznesesh do të kenë status të veçante me qellim përshpejtimin procedurave. Por sektori fason duket se ka qene një ndër të preferuarit e bankave për sa i përket kreditimit. Industria fasone numëron sot 260 kompani të regjistruara me një numër të punësuarish prej 28 mijë. Ndaj qeveria e vë në qendër të vëmendjes së punës, industrinë e cila krijon vende të reja pune.