http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm në Tiranë ndodhin mesatarisht 2 deri ne tre vjedhje banese në ditë ndërsa zbulueshmëria e policisë për këtë vepër penale mbetet problematike. Përgjatë vitit 2016 në kryeqytet u vodhën 478 banesa e biznese dhe vetëm 50 përqind e tyre u zbuluan. Sipas ekspertëve të Policisë së Tiranës kemi të bëjmë përgjithësisht me kontingjent shëtitës, por edhe përsëritës vjedhjesh ndërsa zonat e preferuara janë kthyer rezidencat e vilave ne periferi. Për hetuesit, zona e Unazës së re është nga më të goditurat e grabitësve, kjo pasi ndërtimet e shumta, por dhe pranë njëra tjetrës janë terreni ideal për të kryer vjedhjet, por dhe për t?i shpëtuar policisë. Zona e ish-bllokut konsiderohet si ajo e luksit ku jo në pak raste janë grabitur shuma të mëdha parash madje dhe ditën. Në rrugën Dritan Hoxha në Laprakë janë regjistruar me dhjetëra vjedhje të hapura kryesisht të telefonave apo dhe çantave, ndërsa në rrugën e Dibrës goditen më shumë bizneset. Bilali thotë për Vizion Plus se kryesisht përdoren thyerjet e bravave, por të miturit mbeten më të rrezikshëm. Nje tjetër problem per policinë mbeten dhe vjedhjet e automjeteve. Kryesisht në këtë fushë veprojnë grupe kriminale, të cilat i përdorin në ngjarje të ndryshme ndërsa metoda më e përdorur është ajo me thyerje të makinave të vjetra.