Kthimet në pikat kufitare - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Alarmi qe ka përfshirë policinë shqiptare nga vala e azilkërkuesve në Evrope, ka penalizuar edhe shumë qytetarë të tjerë që duan të udhëtojnë jashtë Shqipërisë për çështje pune, shëndetësore apo edhe për turizëm.Në pikat kufitare, pasagjerët po përballen me kontrolle të rrepta, sidomos ata që kanë destinacion Gjermaninë, Italinë apo vendet nordike. Secili prej atyre që refuzohen të kalojnë ka historinë e tij. Në portin e Durrësit, dikujt i kanë thënë se i mungojnë lekët, e dikujt tjetër se ka probleme me drejtësinë. Edhe ne piken kufitare te Kapshticës është e njëjta situatë. Policia ka refuzuar kalimin e shumë personave, kryesisht ata që janë pjesëtarë të komunitetit rom dhe egjiptian. Një familje është kthyer, për shkak se është dyshuar se mund të përdorte kalimin në Greqi si tranzit drejt Gjermanisë. Edhe nje i ri nga Mirdita është refuzuar nga policia, me të njëjtin pretendim. Shtimi i kontrolleve në kufi nisi pas një urdhri të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Çako, për të frenuar ikjet masive të shqiptarëve, një veprim ky që sipas juristëve është antiligjor dhe shkelje e të drejtave të njeriut për lëvizjen e lirë.

Share This Video


Download

  
Report form