Kodheli: Në vëmendje pikat e rrezikshme - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 100 ton kimikate të rrezikshme që ndodhen në ish-repartin ushtarak të Qafë Mollës janë ripaketuar dhe tashmë janë gati për t'u eksportuar në impiantet e asgjësimit. Kjo është faza e parë e projektit të financuar nga OSBE, i cili do të vijojë me shkatërrimin e tyre jashtë Shqipërisë, e që sipas ambasadorit të OSBE-së Florian Rauning kërkon një fond prej 250 mijë eurosh. "OSBE-ja është duke kërkuar një fond shtesë prej 250 mijë eurosh për të transportuar kimikatet e paketuara në mënyrë të sigurt për t'u shkatërruar në impiantet e asgjësimit të kimikateve jashtë vendit. Këtë javë disa ekspertë nga Vjena do të vizitojnë vendin për të na ndihmuar që të përgatisim fazën e dytë të projektit". E pranishme në ceremoninë e përfundimit të fazës së parë të këtij projekti, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka theksuar se eleminimi i municioneve dhe evidentimi i pikave të tjera të rrezikshme, do të jetë një nga prioritetet e kësaj ministrie. Kolonel Lulzim Xhafa ka sqaruar se këto produkte nuk i përkasin vetëm forcave të armatosura. Projekti ka zgjatur rreth një muaj ndërsa për të kryer ripaketimin e mbetjeve të rrezikshme është kontaktuar një kompani greke. Ndërsa për të garantuar sigurinë maksimale gjatë përmbylljes së procesit të ripaketimit të lëndëve të rrezikshme, në gatishmëri në çdo moment ka qenë një helikopter, një ambulancë, një zjarrfikëse, si dhe mjete të shumta të FA.

Share This Video


Download

  
Report form