http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përhapja në përmasa alarmante të virusit të Ebolas në disa vende të botës, por dhe dyshimi për rastin e parë të shfaqur në Maqedoni ka vënë në lëvizje Ministrinë tonë të Shëndetësisë. Prej 24 orësh në pikat kufitare me shtetin fqinj janë vendosur grupe kontrolli të shërbimit mjekësor. Infermieri Hyqmet Spahiu i cili ndodhet në pikën kufitar të Qafë-Thanës tregon se rastet e shtetasve të dyshuar për virusin, kontrollohen në një dhomë të veçantë. Vdekja e britanikut në spitalin e Shkupit një ditë më parë të dyshuar si i prekur nga ebola ka shtuar frikën tek qytetarët në Maqedoni, kryesisht për ata që janë të detyruar të lëvizin drejt vendeve të tjera. Krahas masave në dy pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë të njëjtat masa janë marrë edhe në pikat e tjera të qarku të Korçës përfshi këtu edhe ato me Greqinë. Por duket se Korça është i vetmi qytet që ka marrë seriozisht gjendjen e gatishmërisë te shpallur një ditë më parë nga ministria e shëndetësisë. Ne pikat e tjera kufitaret të vendit këto kontrolle nuk ekzistojnë. Në doganën e Kukësit dhe në portin më të madh në vend atë të Durrësit, nuk është parë asnjë ekip i bluzave të bardha për kontrollin e kalimtarëve.