Hetimi për zjarrin në magazinën e tapeteve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse për pronarin e magazinës së tapeteve, e cila u dogj të hënën nga zjarri është aksidental, për policinë ngjarja ende nuk është e qartë. Kjo pasi provat e mbledhura mund të nxjerrin të kundërtën. Burime pranë uniformave blu thanë se biznesmeni ka një shumë të konsiderueshme, mbi 2.5 milionë euro kredi në një nga bankat e nivelit të dytë dhe kjo ka ngritur dyshime të forta mbi shkaqet e rënies së zjarrit. Edhe pse nuk konfirmohet zyrtarisht policia po heton në këtë pistë, ku dyshimet për faliment mund të kenë çuar në një zjarrvënie të qëllimshme. Nga ana tjetër, pronari i magazinës edhe pse nuk e dinte saktësisht vlerën ka thënë për oficerët e policisë se dëmi varion nga 1 deri në tre milionë euro. Por dyshimeve të policisë i është shtuar dhe një kamera sigurie e sekuestruar nga ambientet e brendshme të magazinës. Kamera po u nënshtrohet ekspertimeve ndërkohë që burimet thanë se nëse arrihet të përftohen pamjet, atëherë do të shihet nëse ka shkëndijë elektrike apo zjarri është vendosur qëllimisht. Kjo është hera e dytë që biznesi i cili ndodhet në kilometrin e 3 të autostradës Tiranë-Durrës përfshihet nga flakët fatmirësisht pa persona të rrezikuar për jetën.

Share This Video


Download

  
Report form