http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tejkalim kompetencash mjekësore i ka cilësuar presidenti i Urdhrit te Mjekut, deklaratat e dy doktorëve te Spitalit Ushtarak, për viktimat e "21 janarit". Sipas Dine Abazit, Sami Koceku dhe Alfred Gega duhet të përshkruanin vetëm gjendjen shëndetësore të të plagosurve numrin e të vrarëve, por jo me çfarë tip arme apo nga cila distance ishin qëlluar. Ndaj këto deklarata u rrezikojnë mjekeve licencën e ushtrimit të profesionit. Urdhri i mjekut është institucioni përgjegjës për hetimin e çdo tipi abuzimi nga ana e mjekëve. Por që ai të vihet në lëvizje, duhet të këtë një ankese paraprake, siç ishte rasti i 21 janarit që u be nga Ministri i Shëndetësisë. Edhe vete presidenti i Urdhrit e pranon që në një vit numri i ankesave është shumë i vogël, rreth 25. Për hetimin nga Urdhri i Mjekut te dy mjekeve të Spitalit Ushtarak, do të duhet të paktën një muaj.