Marinëz, banorët lënë shtëpitë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
12 ditë pas shpërthimit të puseve të naftës në fshatin Marinzë të Fierit, ndryshe nga herët e tjera kur banorët janë pajtuar me fatin, këtë herë ata kanë vendosur të braktisin shtëpitë. Në qendrat shëndetësore vijojnë të paraqiten banorë me simptoma të helmimit si pasojë e ndotjes së altot dhe të ujit të pijshëm. Ndërsa shumë nga produktet bujqësore, të prekura nga nafta, kanë përfunduar në kanale. Si të mos mjaftonin këto probleme për shkak të puseve të naftës të kompanisë ?Bankers Petrolium?, banorët ankohen së fundmi se po ndihen edhe të diskriminuar. Armand Shabani thotë se ndihen të izoluar, pasi njerëzit ngurrojnë të lidhin marrëdhënie martesore, nga frika e lindjes së pasardhësve me probleme shëndetësore.Verifikimi i plotë i dëmeve për të gjithë banorët e Marinzës nuk ka mbaruar, e po ashtu nuk ka filluar as kompensimi financiar.

Share This Video


Download

  
Report form