Nis verifikimi i dëmeve në Marinëz - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy ditë pas shpërthimit të puseve të naftës në Patos Marinez grupet e punës kanë nisur verifikimin e të gjitha dëmeve. Që në orët e para të mëngjesit përfaqësues nga prefektura, kompania Bankers, Petrolim, komuna Kuman, Ministria e Energjetikës dhe AKBN-së, janë vendosur në terren. Drejtuesit e institucioneve shtetërore dhe kompanisë premtojnë se verifikimi do behet shume shpejt e me pas do te nis dëmshpërblimi i banoreve. Nga ana tjetër banorët nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblimin e zakonshëm, por edhe rikthimin në gjendjen e mëparshme. Premtimet e mëparshme te autoriteteve vendore dhe kompanisë nuk janë realizuar. Veprimtaria e kompanisë kanadeze në Fier prej vitet ka shkaktuar dëme te shumta për banoret e zonave naftëmbajtëse.

Share This Video


Download

  
Report form