http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 47 mije nxënës do te përfitojnë nga mësimdhënia e modernizuar, e cila duke filluar qe prej shtatorit ne 60 shkolla do te behet me ane te teknologjisë, ne mënyre dixhitale. Ky sistem do te mundësoje me shume cilësi ne mësimdhënie, ku gjithçka do te jete ne nje sistem online te dhënash, regjistri, testimet etj. Sipas kryeministrit Edi Rama, ky projekt është nje transformim i shkollës. Ndersa Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e vuri theksin tek trajnimi i mësuesve per te siguruar suksesin e ketij projekti. Projekt kap vleren e 4 milion dollarëve. Pajisja me 1050 tablete, softtueri dhe trajnimi i 8000 mësuesve do te realizohet nga kompanitë ndërkombëtare, Infosoft, Google, dhe Biti-Media. Por ende nuk janë bere te ditura detajet e tenderimit per këtë projekt.