Megjithe ndryshimet e realizuara pas kritikave te forta te OSBE-se dhe Bashkimit Europian, projekti për te rregulluar kuadrin ligjor te medias është shoqëruar me vërejtje nga grupet e interesit dhe televizionet kryesore ne vend. Aktoret e medias kane këmbëngulur qe miratimi i ligjit te vije pas miratimit te strategjisë për transmetimet dixhitale ne te kundërt i gjithë procesi do te ishte i pavlefshëm. Televizionet kane kërkuar qe përbërja e KKRT te mos jete politike, për te garantuar një monitorim te drejte te tregut. Edhe vete kryetarja e KKRT Endira Bushati ka dale kundër miratimit te ligjit për median para hartimit te strategjisë dixhitale. Sipas përfaqësuesve te medias është i pamundur dixhitalizimi i plote i tregut deri ne vitin 2015 prandaj e vetmja zgjidhje është liberalizimi i këtij tregu.