Basha: Topi - Idrizi sahanlëpirës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Akuzat drejtuar koalicioni qeverisës për dekriminalizimin e parlamentit dhe administratës publike nuk janë tashme vetëm boshti kryesor i opozitës se Lulzim Bashes ne parlament; por duket se do te jene edhe nje prej strategjive elektorale te pd per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. Nga Vlora ku u zhvillua protesta e Partisë Demokratike lideri i opozitës Basha ka deklaruar se krimi sot përjeton ditët e tij me te mira pasi degët e tij jane shtrire deri ne qeverisjeLulzim Basha:Çfarë lajmesh vijnë nga Tirana prej gati dy muajsh. Kryetari i kuvendit akuzohet për porositjen e vrasjes së dy deputetëve. Akuzën e bën superdeputeti tjetër i Ramës, ai i Veriut. Kryeministri di gjithçka dhe për 6 muaj bashkë me Ministrin e përpiqen të bëjnë pazare si në tryezat e Koza Nostras. Kur s?ia dalin dot, krahu më i pushtetshëm i Mafias dominon. Këtë bënë duke manipuluar hetimin, që arriti kulmin me manipulimin e dëshmitarit kyç. Erdhi kërkesa nga Brukseli për deputetin tjetër të Ramës. i akuzuar për vrasje dhe prostitucion. Edi Rama, fshehu letrat e Interpolit të vendit mik, derisa deputeti foli, cicëroi atë që deshi dyshja në krye. Ky nuk është film. Kjo është kronika e dramës së madhe që ka zënë këtë vend, e rënies së shtetit dhe ligjit, e zëvendësimit të qeverisjes me sundim kriminal, ku kryeministri e kryetari i parlamentit janë përfshirë kokë e këmbë në këto kanale të punëve të zeza.Por paralelisht me situatën e rendit e sigurisë ne vend opozita duket se do ti drejtohet qytetareve edhe me tezen e premtimeve te pambajtura dhe rritjen e varfërisë; probleme te cilat i ka ngritur basha pikërisht ne qytetin nga ku ka dale deputet kryeministri Edi RamaKryeministri që është dhe deputeti i Vlorës, ju e mbani mend, premtoi në zgjedhje një kataklizëm, se do ta kthente Vlorën përmbys, se do të bëhej mrekullia. Vlora u kthye përmbys, por mrekullia nuk ndodhi. U kthye përmbys për keq, dhe në vend të mrekullisë që do sillte Edi Rama, kanë pllakosur ditë të vështira, dëshpërim, varfëri, papunësi, skamje. Asnjë zhvillim, asnjë vend i ri pune.Nga Vlora, lideri i opozitës ka ironizuar edhe aleatet me te rinj te Partisë Socialiste, PDIU e Shpëtim Idrizit dhe FRD e Bamir TopitE keni parë se si po rend kryeministri të kapë çdo parti që mundet, çdo sahanlëpirës që vjen vërdallë. Është shumë e qartë për këdo pse po ndodh kjo. Edi Rama i tërheq sepse e di tashmë se ka humbur mbështetjen e socialistëve që janë socialistë dhe nuk i lidh asgjë me pazaret e tij, nuk i lidh asgjë me malavitën. Prandaj e bën. E bën se përballja me votën e qytetarëve është makthi i tij. Është makthi i mashtruesit kur duhet të përballet me të vërtetën. Por pavarësisht zyrtarizimit te nje marrëveshje mes PDIU dhe PS; Shpëtim Idrizi nuk ia ka dale ta mbaje te bashkuar partine e tij pasi Dashamir Tahiri deputeti çam i Vlorës është ngjitur ne podiumin e protestës duke zyrtarizuar qëndrimin ne opozite.

Share This Video


Download

  
Report form