http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, propozoi sot një pakt kombëtar bashkimi për reformën në drejtësi dhe integrimin. Duke folur gjatë një takimi me strukturat e partisë së tij në Tiranë, Idrizi theksoi se kriza nuk është vetëm tek çadra e opozitës, por në të gjithë vendin. ?Kriza politike nuk është vetëm te çadra, por kudo. Reforma në drejtësi është bllokuar. Kriza politika kalohet vetëm me reformën në drejtësi. Ne nuk e dhamë votën sepse na trembin kushtet, por sepse duam drejtësi.Besojmë se kjo reformë do të jetë pozitive për të gjithë shqiptarët. Rithemelimi i republikës së re vjen vetëm me reformën. Ajo rivendos në themelet e duhura të gjithë sistemin politik shqiptar. Jemi gati të ulemi me këdo, vetëm që të çojmë përpara këtë reformë. Rruga në Europë zgjidh krizën në vend. Propozoj pakt kombëtar bashkimi për reformën në drejtësi dhe integrimin?, u shpreh Idrizi. Kreu i PDIU-së tha se mbështesin koalicionin qeveritar, por kjo nuk do të thotë që vota e tyre është e verbër. ? Hymë në këtë aleancë pasi na u kërkua të mbështesnim reformën administrative. Na kanë sulmuar që jemi pjesë e kësaj aleance qeverisëse. Çështja çame nuk ka qenë asnjëherë në këto nivele?, tha Idrizi. Duke u ndalur tek zgjedhjet e 18 qershorit, Idrizi tha se makina elektorale e PDIU-së tashmë është ndezur.