ASC, letër Haritos e Gjiknurit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është letra qe operatoret alternative te komunikimeve elektronike i kane dërguar Ministres se Inovacionit Milena Harito, ku i shprehin shqetësimin lidhur me aksionin e nisur per te prere kabllot ajror. Letra mban datën 6 mars dhe për dijeni i është dërguar edhe Ministrit te Energjisë Damian Gjiknuri, pasi janë grupet e kompanisë OSHEE ato qe presin ne terren kabllot. Por edhe pse kane kaluar dy jave nga kjo shkrese, ministrja përgjegjëse, zonja Harito nuk e ka pare te arsyeshme te kthej një përgjigje. Ne letrën e tyre, operatoret e konsiderojnë aksionin qe mbikëqyr Agjencia e Komunikimeve Elektronike AKEP, te nxituar dhe sipas disa takimeve te zhvilluar me herët është lene nje afat dy vjeçar per përmirësimin e kësaj infrastrukture.Referuar këtij plani masash, bere prezent ne takimin e datës 20.02.2015, konsiderojmë te nxituar dhe jashtë këtij plani, veprimet e AKEP-it, përcaktuar me shkresën nr. 476 date 23.02.2015. Duke theksuar qe roli parësor i AKEP-it është roli rregullator i tregut dhe marrëdhënieve midis operatoreve, ne kërkojmë veprimin tuaj direkt si ministër i linjës, por implementimin e planit dhe gjetjen e nj? zgjidhje sa m? efikase, per sistemimin e rrjeteve ajrore te komunikimeve elektronike.Operatoret vijojnë me tej duke kërkuar qe ky aksion te ndërpritet deri ne gjetjen e e zgjidhje alternative, pasi aktualisht marrja e nje leje për te kryer punimet nëntokësore është nje mision i pamundurDuke e konsideruar veprimin e AKEP-it përtej kompetencave te tij ligjore, shum6 shqetësuese per ne dhe per me shume, ne kundërshtim te plote me planin e masave pergatitur nga MIAP dhe aspak bashkëpunues me ne operatoret, kërkojmë ndalimin e veprimtarisë se AKEP-it duke mos ndërmarre asnjë nisme ne lidhje me këtë çështje, e cila do te zgjidhet duke iu përmbajtur dhe zbatuar strategjinë q? do te vendoset mes MIAP dhe OperatoreveNdërkohë aksioni ka vijuar edhe gjate ditës se sotme, duke prere kabllot ajrore, qe sipas AKEP-it janë te lidhura ne shtyllat e tensionit elektrik, duke lene ne këtë mënyre qindra familje pa shërbim interneti. edhe pse vete qeveria e ka ne objektivin e saj shtirjen e këtij shërbimi ne te gjithë Shqipërinë, me aksionin e ndërmarre se fundmi, po ben hapa pas, duke favorizuar ne kete mënyre kompani te veçanta qe kane infrastrukturën e nevojshme per shkak te monopolit ne treg. Dy krerët e institucioneve, si ministrja Harito edhe kreu i AKEP Pirro Xhixho i shmangen përgjegjësive direkte lidhur me vendim qe është marre per kete aksion, duke dëmtuar ne radhe te para abonentët dhe me pas kompanitë.

Share This Video


Download

  
Report form