Kufiri, PS letër Nishanit - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Ndërsa Shqipëria dhe Greqia pritet te finalizojnë serish çështjen e kufirit detar, pas rrëzimit te marrëveshjes se pare nga Gjykata Kushtetuese, Partia Socialiste kërkon nga presidenti i republikës qe te refuzoje çdo tentative për te arritur një pakt ne kurriz te interesave kombëtare. Ne një letër dërguar kreut te shtetit, grupi kuvendor socialist nenvizon se cdo skenar qe zhvillohet pa transparence do te beje me përgjegjësi edhe presidentin. "Çdo tentativë për të arritur një marrëveshje me dyer të mbyllura e mbi të njëjtat parime si ato që hodhi poshtë unanimisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese, do të ishte një shkelje e rëndë, për më tepër e përsëritur, e autoriteteve të shtetit shqiptar në kurriz të interesave kombëtare dhe sovranitetit territorial të vendit. Përsëritja e të njëjtit skenar, do ju bëjë edhe Ju njëherazi bashkëfajtor me të gjithë ata, Kryeministrin e Kryetarin e Partisë Suaj në radhë të parë, që do guxojnë të përsërisin nënshkrimin e një marrëveshje që cenon sovranitetin territorial të Shqipërisë në çdo centimetër katror të saj". Ndërsa i ve ne dukje zotit Nishani se nuk ka fuqi te veproje i pavarur si president, gje qe u tregua me çmerimin e nënkryetarit te KLD dhe shkarkimin e Bahri Shaqirit, grupi i PS serish i kërkon kreut te shtetit te zbatoje kushtetutën ne mbrojtje te shqiptareve. Ne këtë pike opozita risjell ne vëmendje kthimet ne kufi te shqiptareve me origjine çame apo rastet e ndryshme te shkeljes se te drejtave. "Por ajo që na fyen e indinjon edhe më shumë janë reagimet e dobëta e me gjysmë zëri të autoriteteve shtetërore të vendit tonë ndaj këtyre incidenteve e këtyre veprimeve që shkelin hapur të drejtat themelore të shtetasve të Republikës së Shqipërisë, e që përbëjnë njëherësh një fyerje të dinjitetit kombëtar të gjithë popullit shqiptar në këtë vit jubilar të pavarësisë së vendit tonë". Ne fund te letrës grupi i PS i kujton presidentit se nuk është koha për të pritur por për te reaguar diplomatikisht, ndaj çdo cenimi të të drejtave e dinjitetit të qytetarëve shqiptarë, çka fatkeqësisht, deri më sot, nuk ka ndodhur nga autoritetet e vendit tonë.

Share This Video


Download

  
Report form