http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas publikimit të bombës së shtate, ku dëgjohen biseda mes ministrave të koalicionit qeveritar në Maqedoni, ku hidhen dyshime dhe për manipulimin e zgjedhjeve, ka ardhur reagimi i kryeministrit Gruevski. Duke folur për akuzat e ngritura nga lideri i opozitës Zoran Zaev, Gruevski tha se rezultatin e suksesshëm të VMRO-së e vërtetojnë 9 procese zgjedhore me radhë. Ai shtoi se këto procese janë certifikuar dhe nga misionet ndërkombëtare. ?Çështja e parë që do them është se ato zgjedhje u verifikuan si zgjedhje korrekte, efikase nga të gjitha organizatat ndërkombëtare që i monitoronin, ndërsa e dyta, është se vetë LSDM-ja dhe kryesia e tyre pranoi publikisht se zgjedhjet ishin korrekte në atë periudhë?. I pyetur per bombat e njëpasnjëshme te publikuara nga opozita, shefi maqedonas i qeverise ka thënë se fjalën e fundit do ta thotë Gjykata ne Maqedoni.