Epopeja e UÇK-së në Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova nderon kujtimin e luftëtareve te UCK-se te rene per lirinë e vendit. Ceremonitë përfshijnë manifestimin treditor ?Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës?, qe starton prej vitesh me 5 mars, ditën e rënies se komandantit legjendar Adem Jashari, qe u vra nga forcat serbe se bashku me 50 anëtare te tjerë te familjes. Por per here te pare ne këto 16 vjet, ceremonia e organizuar ne Prishtine nuk nisi me himnin kombëtar. Nipi i Adem Jasharit e cilësoi këtë mungese nje turp per vendin, duke mos e vijuar me tej fjalimin qe do te mbante me kete rast. Pas parakalimit te Forcës se Sigurisë se Kosovës, kryeministri Isa Mustafa vendosi kurora me lule përpara lapidarit të Adem Jasharit dhe vlerësoi luftëtaret e UCK-se, fale sakrificës se te cilëve sot Kosova është nje vend i lire. ?Flaka që u ndez në vatrën e Jasharëve u shndërrua në një flakadan lirie duke u shtrire në gjithë Kosovën dhe u rrit e u bë betim për jetën në liri. I dha hov UÇK-së, e cila bashkoi shqiptaret kudo që ishin. Homazhe ne këtë dite u zhvilluan edhe ne Prekaz pranë varrezave te familjes Jashari, ku mori pjese presidentja Jahjaga dhe krerë te politikes kosovare.

Share This Video


Download

  
Report form