http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kuvendi i Kosovës mbajti mëngjesin e kësaj të hëne një seancë solemne, me rastin e shënimit të 20 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ceremonitë për ?Epopenë e UÇK-së?, po zhvillohen nën kujdesin e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Shefi i qeverise ftoi të gjithë liderët politik e shqiptarët për të mbrojtur idealet e lirisë dhe për të ndërtuar Kosovën e së ardhmes.
?20 vjet pas çlirimit heroik të familjes së Adem Jashari për lirinë e vendit duhet të reflektojmë për të djeshmen, të sotmen dhe rrugën tonë drejt të ardhmes. Miqtë e Kosovës na porosisin që të ndërtojmë paqen për të gjithë. sepse ajo është më e vështirë se lufta, pra ta ndërtojmë një Kosovë të denjë për të gjithë qytetarët, të tillë çfarë e ëndërruan dëshmorët dhe heronjtë e Kosovës, pa dhunë e shtypje pa padrejtësi e nëpërkëmbje?.
Ndërsa presidenti Hashim Thaçi, gjatë vizitës në memorialin e familjes Jashari, tha se në këtë 20 vjetor të rënies historike të komandantit legjendar Adem Jashari, i gjithë populli I Kosovës duhet të ndihet krenar.
?Shteti ynë është i bazuar dhe ndërtuar mbi vlerat çlirimtare, prandaj sot në këtë 20 vjetor të rënies historike të komandantit legjendar Adem Jashari, duhet i gjithë populli të ndjehet krenar?.
20 vjet më parë, në Prekaz më shumë se pesëdhjetë anëtarë të familjes Jashari u vranë gjatë sulmeve të forcave serbe. Ndërsa më 24 mars të vitit 1999 NATO nisi sulmet ajrore ndaj trupave serbe. Pas 78 ditësh bombardime të NATO-s, Sllobodan Millosheviqi, në atë kohë president i Serbisë, u dorëzua në qershorin e vitit 1999 dhe pranoi Marrëveshjen e Kumanovës.