Shemsi Nuhiu, i arrestuar në Zvicër për llogari të drejtësisë serbe është ekstraduar në Beograd. Shqiptari nga Presheva, anëtar i "Grupit të Gjilanit", akuzohet për krime lufte kundër civilëve serbë në Kosovë gjatë kohës së luftës. Nuhiu ka mbërritur mbrëmë në aeroportin e Beogradit, i shoqëruar nga agjentë të Interpolit e xhandarmërisë serbe dhe më pas është transferuar në burgun e qarkut në Beograd. Shemsi Nuhiu është arrestuar në Zvicër një vit më parë, ndërsa vendimi i Gjykatës Federale zvicerane për ekstradimin e tij ka hyrë në fuqi më 7 mars. Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi se me kapjen dhe ekstradimin e pjesëtarit të "Grupit të Gjilanit" të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, drejtësia është e kënaqur. Ai tha se "Grupi i Gjilanit" akuzohet për vrasjen e më shumë se 150 qytetarëve serbë dhe të kombësive tjera joshqiptare në Gjilan. Ndërkohë që autoritetet kosovare kishin kërkuar nga shteti zviceran që të mos e ekstradonte në Serbi Nuhiun, por për shkak të mos anëtarësimit në Interpol, Kosova nuk mund të kërkojë shfuqizimin e fletë-arresteve të lëshuara nga Serbia, të cilat i konsideron politike.
Shemsi Nuhiu, arrested in Switzerland on behalf of the Serbian judiciary has been extradited to Belgrade. Albanians from Presevo, a member of the "Gnjilane Group", is accused of war crimes against Serb civilians in Kosovo during the war. Nuhiu has arrived at Belgrade airport last night, accompanied by Interpol agents of the Serbian gendarmerie and then transferred to county jail in Belgrade. Shemsi Nuhiu was arrested in Switzerland a year ago, while the Swiss Federal Court decision on his extradition entered into force on March 7. Serbian Interior Minister Ivica Dacic said that the capture and extradition of a member of the "Gnjilane Group" of the former Kosovo Liberation Army, the justice is satisfied. He said "Gnjilane Group" accused of killing more than 150 Serb citizens and other non-Albanian ethnic communities in Gjilan. While Kosovo authorities have asked the Swiss state not to extradite to Serbia Nuhiu, but not because of membership in Interpol, Kosovo can not require the abrogation of warrants issued by Serbia, which considers political.