http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Thirrjeve te vendeve perëndimore per frenimin e fenomenit te emigracionit te paligjshëm te kosovareve, qe pengon edhe procesin e liberalizimit te vizave, iu bashkua edhe Suedia. Apeli erdhi nga kryeparlamentari suedez, Urban Ahlin, i cili ndodhej per nje vizite zyrtare ne Prishtine. ?Suedia dëshiron që të gjithë popujve t?iu jepet mundësia që të lëvizin lirshëm. Është e vërtetë që e kemi parë një ngritje të numrit të azilkërkuesve nga Kosova. Nga fillimi i këtij viti rreth 1 mijë e 500 veta kanë kërkuar azil dhe ky fakt nuk i ndihmon procesit të liberalizimit të vizave për arsye se në këtë rast shtrohet pyetja se sa do të jetë numri i personave që do të kërkojnë azil në momentin e liberalizimit të vizave. Por ju duhet ta dini se Suedia e përkrah liberalizimin për Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit?Deklarata vjen ndersa vende te ndryshme te BE paralajmëruan se nga dita e marte nis riatdhesimi i shtetasve kosovare, qe kane kerkuar azil. Ndërsa homologu kosovar Kadri Veseli e njohu Ahlin me perpjekjet e qeverise per procesin e liberalizimit te vizave, por edhe me ato per njohje të reja te shtetit dhe anëtarësimit në disa organizata ndërkombëtare. Kryeparlamentari suedez garantoi se vendi i tij do te vazhdoje mbështetjen për proceset integruese te Kosoves.Do të kthehen 80 qytetarë të Republikës së Kosovës nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës