http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratet dhe socialistet kane shkëmbyer akuza ne lidhje me punen e Lulzim Bashes ne krye te Bashkisë se Tiranës. Nga selia e Partisë Socialiste deputeti Besnik Bare ka deklaruar se kryetari aktual i PD nuk ka mbajtur asnje prej premtimeve te bujshme qe beri ne garën elektorale te 2011 si kampusin e ri universitar apo tramin. ?Sot, 4 vjet më pas, teksa kujtohet herë pas here të presë ndonjë shirit në Tiranën që e ka harruar plotësisht, kryetari i bashkisë që jo vetëm s?ka mbajtur asnjë premtim, por e ka degraduar qytetin si mos më keq, ka rënë pikërisht në grackën që ka ngritur vetë 4 vjet më parë?.Por menjëherë akuzave te shumicës i jane përgjigjur demokratet. Nëpërmjet Gert Bogdanit, PD ka akuzuar qeverinë se po bllokon per arsye politike çdo pune ne Tirane.?Hakmarrja e tij politike po i privon qytetarët nga shumë shërbime e projekte që do të ndikonin drejtpërdrejt në cilësinë e tyre të jetës.Modeli i Ramës është verifikuar e certifikuar tashmë si modeli i ngritur mbi mashtrim që po përkeqëson jetën e qytetarëve çdo ditë?.Ne këtë përplasje PD-PS, shumica e ka beret e qarte se Tirana ka nevoje per nje kryetar te ri bashkie që mendon per qytetaret e jo nje kryetar partie që shan kundërshtarët.