http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht draftit të miratuar në Kuvendin e Kosovës për të frenuar fluksin e emigrantëve ilegalë me destinacion Hungarinë, numri i tyre mbetet ende shumë i lartë. Këtë fakt e konfirmojnë statistikat e policisë hungareze sipas të cilave në 24 orët e fundit janë ndaluar 425 persona, pjesa dërrmuese e tyre nga Kosova. Sipas policisë hungareze të gjithë emigrantët e ndaluar kanë kërkuar azil në Hungari. Fluksi i qytetarëve kosovarë që udhëtojnë drejt Hungarisë, ka shqetësuar dhe vendet e tjera të bashkimit evropian. Gjermania ka dërguar 20 rojë kufitare të pajisur me automjete dhe kamera termovizive të vendosur përgjatë gjithë kufirit. Një ditë më parë kryeministri Mustafa e cilësoi këtë eksod një realitet të dhimbshëm. Qytetarët e Kosovës nisen ma autobusë nga Prishtina, përgjatë Beogradit deri në qytetin verior serb, Suboticë. Prej aty kalojnë në këmbë ilegalisht kufirin, me shpresën se do të gjejnë një jetë më të mirë.