http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fluksi ne rritje i shtetasve kosovare qe largohen nga vendi për te kërkuar azil ne vendet perëndimore ka shqetësuar Bashkimin Europian. Zyra e BE-së në Kosovë paralajmëron se nëse numri i kërkesave për strehim ne këto vende rritet, situata do te ndikoje ne dialogun mes Kosovës dhe Brukselit për liberalizimin e vizave. Ne një deklarate te kësaj zyre sqarohet se azilin mund ta përfitojnë vetëm ata persona qe largohen për t?i shpëtuar persekutimit, por ne rastin e Kosovës nuk ka asnjë shans qe kërkesat te pranohen. Sistemi i azilit ekziston për ata njerëz që largohen nga persekutimi ose dëmtimi i rëndë në vendin e tyre dhe për pasojë kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare. Por pavarësisht paralajmërimeve per refuzim, qindra qytetare dynden ne stacionet e autobusëve drejt Serbisë për te mbërritur me pas ne perëndim, ku një prej destinacioneve është edhe Austria. Mediat kryesore ne ketë vend raportoje për atë qe e cilësojnë ?stuhi te refugjatëve? nga Kosova, qe e rendit vendin ne krye te listës se azilkërkuesve. Vetëm gjate muajit te pare te vitit jane paraqitur kërkesa nga mbi 1 mije kosovare, shifër qe kalon edhe kërkesat qe mbërrijnë nga nje vend ne lufte, si Siria.