Deputetet, debat për largimet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë Parlamenti është përfshirë në një debat të forte për vakancat e krijuara nga deputetet dhe cilësinë e përfaqësuesve të legjislativit. Shkak për ketë është bërë vendimi i 2 zonjave Mirela Nelit të PS dhe Silvana Maksuti të LSI të cilat kanë dhëne dorëheqjen nga mandati i deputetit. Për opozitën dorëheqja e tyre nuk lidhet me arsye personale, por sepse janë kërcënuar nga mafia në mënyrë që vendin e tyre ta zënë të tjerë persona, poshtë listës emërore, të cilët janë të lidhur me krimin. Shumica ka hedhur poshtë akuzat duke i kërkuar Partisë Demokratike t'i drejtohet Prokurorisë nëse disponon prova. Por për opozitën zëvendësimi i 2 zonjave është një prej akteve më të renda kundër demokracisë dhe në shënjë proteste ka bojkotuar punimet e Kuvendit. Tashmë që këshilli i mandateve ka njoftuar KQZ për krijimin e dy vakancave, mandatin e deputetit pritet ta marre Arben Ndoka i PS në Lezhë dhe Bujar Derveni i LSI në qarkun e Durrësit. Ky është rasti i parë që 3 deputetë të qarkut të Lezhës 2 të Partisë Socialiste dhe 1 deputet i Partisë Demokratike refuzojnë të marrin mandatin e deputetit.

Share This Video


Download

  
Report form