http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas dështimit disa here te përpjekjeve per për mbajtjen e seancës parlamentare, zyrtarët e Bashkimit Europian i bëjnë apel Kosovës që të formojnë sa më shpejtë institucionet, pasi nuk ka më kohë për të humbur.?Ne i bëjmë thirrje politikanëve të Kosovës që Kuvendi të konstituohet sa më pare. Vetëm në këtë mënyrë do të jetë e mundur që partitë të veprojnë me përgjegjësi dhe të përmbushin detyrimet e përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj.?Brukseli ben edhe nje here te qarte se ratifikimi i marrëveshjes se kufirit me Malin e Zi është shume i rëndësishëm. Partitë politike nuk kanë gjetur ende një kompromis për themelimin e institucioneve. Bojkotimi i seancës nga deputetët e koalicionit PAN ka sjellë dështimin e zgjedhjes se kryetari te kuvendit. Megjithatë, kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, shprehet se organet e Kuvendit do të zgjidhen brenda 10 ditëve të ardhshme.?Tani besoj se është pak më e qartë gjendja. Pra, ka një reflektim të spektrit politik. Ashtu siç e thash më herët, dhe besoj që në këto ditët që po vijnë, në këto 10 ditë, do të jemi në gjendje që t?i marrim vendimet e duhura për të konstituuar Kuvendin, t?i zgjedhim organet e Kuvendit dhe njëkohësisht edhe formimin e Qeverisë.?Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit ka mbetur pezull. Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se ?PAN? nuk i ka votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë. Ndërkaq, kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci, caktoi seancën e re në datën 14 gusht.