OSHEE do të blejë tek KESH kur ka reshje - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy kompanitë, Korporata Elektroenergjetike dhe ajo e Shpërndarjes, kane arritur ne një marrëveshje, qe teprica e energjisë qe prodhohet ne situata me reshje te dendura, t?i shitet direkt OSHEE-së. Ne këtë mënyrë, kompania e shpërndarjes redukton blerjen energjisë ne tregun ndërkombëtar tek kompanitë private me çmime shpesh here edhe abuzive. Kjo marrëveshja, e cila ka marre edhe miratimin e Entit Rregullator te Energjisë është një mase e përkohshme. Sipas Entit, ky vit pritet te ndryshoje edhe strukturën e tregut te energjisë elektrike, duke zhvendosur importin e energjisë drejt Kompanisë se Shpërndarjes OSHEE. Operatori i Sistemit te Shpërndarjes është i detyruar qe te siguroje vete energjinë qe i nevojitet për te mbuluar humbjet ne rrjet. Kjo sasi është ne varësi te investimeve qe kryhen kompania, për te reduktuar humbjet teknike.

Share This Video


Download

  
Report form