Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bleu 115 mijë megavat energji elektrike, përmes kredisë së dhënë nga Banka Botërore. Sipas njoftimit zyrtar, çmimi mesatar i blerjes rezultoi 62.33 euro për megavat, duke bërë që KESH të shpenzojë rreth 7.2 milionë euro.