Ora News - OSHEE blen energji, hap tenderin për plotësimin e nevojave për shtatorin

Ora News Lajme 2017-10-24

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka hapur tenderin për blerje energjie për muajin shtator për të plotësuar nevojat që ka vendi. Ky vendim vjen vetëm pak ditë pas hapjes së procedurave nga Korporata Elektroenergjitike për blerje energjie. Situata e prodhimit të energjisë në vend është përkeqësuar gjatë kësaj vere për shkak të thatësirës së tejzgjatur.
Pas Korporatës Elektroenergjitike edhe Operatori i Shpërndarjes së energjisë elektrike ka hapur tenderin për blerje energjie gjatë shtatorit.
Në faqen zyrtare të këtij institucioni është publikuar kërkesa ndaj kompanive private.
Periudha për blerjen e energjisë është data 1 deri në 30 shtator por sasia e enrgjisë që do të blihet do të jetë me tre lote.
Përkatësisht loti i parë do të jetë 140 MW, i dyti 150 dhe i treti 220 MW.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/ekonomi/oshee-blen-energji-hap-tenderin-per-plotesimin-e-nevojave-per-shtatorin/

Share This Video


Download

  
Report form