3 Hidrocentrale hapin portat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reshjet e shiut kane detyruar edhe Korporatën Elektroenergjitike qe te filloje shkarkimin ne te gjithë kasakden e Drinit. Kështu te tre hidrocentralet qe administrohen nga KESH kane hapur portat, pasi niveli i ujit tashme ka kaluar piken kritike te vendosur ne rregullore. Fierza ka arritur ne nivelin e 293 metrave dhe aktualisht po shkarkon 300 meter ne sekonde, ndërsa Komani është vetëm 2 metra larg pikës maksimale dhe po shkarkon me intensitet te larte, afro 700 metër/ kub ne sekonde. HEC-i i Vaut te Dejës i hapi portat qe një dite me pare dhe tashme derdhjet kane arritur 900 metër/ kub ne sekonde ujë. Vete Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri ka ardhur këtë te shtune per te inspektuar nga afer hidrocentralin e Fierzës. Ne një interviste per Vizion Plus, ai thotë se nuk ka asnjë rrezik per përmbytje pasi shkarkimet janë te kontrolluara dhe janë zbatuar te gjitha rregullat e sekretariatit teknik te shkarkimit te plotave. Ministri thotë se janë marre masat qe me pare per miremenxhim dhe e gjithë kaskada është duke punuar me te gjitha agregatet. Aktulaisht kesh ka siguruar te shese 5 milion euro energji elektrike. nese eksporti do te vijoje, kjo do te varet nga niveli qe do te kenë HEC-et. Ministrin e shoqëroi ne kete inspektim edhe ambasadori zviceran Christoph Graf. Ai premtoi se Zvicra do te vijoje te jape grante per Shqipërinë ne fushën e energjisë. Deri tani vetëm Fierza ka përfituar 1 milion euro investime per sigurinë e digave.

Share This Video


Download

  
Report form